VIDEO/ Merr flakë në mes të natës automjeti i kryeplakut në Fushë-Krujë

VIDEO/ Merr flakë në mes të natës…

Mëngjesi i sotëm ka nisur me një incident në Fushë-Krujë, ku një autoveturë është përfshirë nga flakët.

Autovetura e tipit “Mercedez Benz” është djegur natën e kaluar në oborrin e shtëpisë së kryeplakut P. Gj., të fshatit Fushderven në Fushë Krujë.

Automjeti ishte me targa “AA 331 EH” dhe ishte me impiant gazi.

Zjarri është konstatuar në orën 01:00 pas mesnate nga fqinjët, të cilët kanë njoftuar Policinë. Familjarët dhe i zoti i makinës nuk ndodheshin në banesë.

Sipas Policisë, shkak mund të jetë ndonjë difekt në sistemin elektrik, por nuk përjashtohet mundësia për zjarrvënie të qëllimshme dhe pse i zoti i makinës ka deklaruar se, nuk ka probleme apo konflikte me njeri./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit