VIDEO/ Merr fund arratia e Fadil Tërnovës, policia e arreston në bodrumin e banesës

VIDEO/ Merr fund arratia e Fadil Tërnovës,…

Është finalizuar operacioni i koduar ‘Fundi i arratisë’. Burime bëjnë me dije se në prangat e policisë ka përfunduar Fadil Tërnova, 32 vjeç, që cilësohet nga autoritetet si një person me rrezikshëmri të lartë.

Tërnova, ishte i shpallur në kërkim që prej vitit 2018 për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosje për të mos kallëzuar krimin” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar për mediat, bëhet me dije se operacioni është kryer në Bulqizë.

Raportohet se 32-vjeçari ishte fshehur në ambientet e bodrumit të banesës të hapur posaçërisht në një prej dhomave që ishte i mbuluar me pllakat e dyshemesë.

Gjatë operacionit, forcat speciale RENEA gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë tip “Glock” që e mbante pa leje dhe fishekë luftarak.

Për veprat penale, Gjykata e Shkalles së Parë Dibër i ka caktuar të riut masën e sigurisë “Arrest në burg”.

 “Shtetasi Fadil Tërnova është person me rrezikshmëri të theksuar kriminale. I dënuar për vrasjen e shtetasit Sh. Sh., në vitin 2013, në qytetin e Bulqizës, i arrestuar e dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, si dhe i proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale kundër personit si “Përndjekja”, “Kanosja”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik’’ dhe “Shkatërrim i pronës’’.

Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është organizator dhe autor kryesor për disa raste të ndodhura më parë për “Shtrëngim për dhënie pasurie”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit