VIDEO/ Merret vendimi për dy zyrtarët që u kapën duke bërë s*ks në makinë

VIDEO/ Merret vendimi për dy zyrtarët që…

Një video e filmuar në Izrael para disa ditësh ka shokuar Kombet e Bashkuara pasi makina e tyre është filmuar në momentin e sikletshëm ku dy persona kryejnë marëdhënie seksuale.

Madje në momente kur në rrugë kishte trafik makinash. Në klipin e shkurtër, që u bë viral në internet, dukej një grua me fund të kuq që qëndronte mbi një burrë në makinën me logon e Kombeve të Bashkuara.

Mësohet se është marrë vendimi për të dy punojësit e OKB që u filmuan në video.

Kombet e Bashkuara kanë vendosur që dy punonjësit të shkarkohen pa të drejtë leje, ndërsa konfirmoi se dy burrat që ishin në makinë ishin pjesë e Organizatës, në Jeruzalem.

Stephane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, tha dje se pezullimi i tyre ishte vendimi i duhur pas të gjitha pretendimeve që u ngritën për sjelljen e tyre.

Në momentin kur video-ja u publikua ai tha:

Jemi të tronditur dhe të shqetësuar thellësisht nga ajo që shihet në video. Sjellja në të është e neveritshme dhe shkon kundër gjithçkaje për të cilën ne duam dhe që jemi duke punuar për të arritur në drejtim të luftimit të sjelljeve të gabuara nga stafi i OKB-së.

Burimi: JOQ Albania /GazetaAtdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit