VIDEO/ Mihal Kokëdhima bëhet sërish viral në rrjet: Ik nga prona ime ore pis, o lango!

VIDEO/ Mihal Kokëdhima bëhet sërish viral në…

E bujshme ishte video e një viti më parë, ku pronari i restorantit ‘Panorama’ në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima, ishte mbi një fugon me turistë spanjollë.

Atij i prishën biznesin buzë detit sepse ishte pa leje, ndërkohë, ai është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.

Në një video të publikuar nga JOQ Albania, Mihali duket teksa i ërtet disa pushuesve, që po kalonin në pronën e tij.

Ai është kthyer duke i fyer e bërtitur, dhe duke i sharë.

“Ik nga prona ime gjej rrugen nga te duash, ik ore pis o lango, ore qen hajde ktu po ta mbajti si mund te hipesh mbi gardh une e kam rrethuar ti.” – dëgjohet duke bërtitur Mihali.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit