VIDEO/ Momenti i frikshëm kur peshkaqeni kalon afër tre notarëve

VIDEO/ Momenti i frikshëm kur peshkaqeni kalon…

Ky është momenti i tmerrshëm kur një peshkaqen i madh u afrua pranë tre notarëve, të cilët as e kishin idenë që ai ndodhej pranë tyre. Pamjet tregojnë peshkaqenin që ndjek treshen e notarëve në një plazh në Uellsin e Ri Jugor, Australi. 

Në klipin, të kapur në një dron të dielën, peshkaqeni shihet teksa noton drejt tre burrave me kostume të zeza. Më pas mbrojtësit e plazhit pranë Forsterit i kanë rënë bilbilit për të paralajmëruar notarët që të dalin nga uji. Një nga tre burrat më pas vuri re peshkaqenin dhe nxitoi për të dalë në breg.

Por shoku i tij humbi një xhaketë dhe u kthye për ta marrë nga fundi i detit përpara se të arratisej. Emily Howman, e cila po kontrollonte dronin, tha se ndihej e pafuqishme teksa kafshën teksa i afrohej notarëve. 

Unë as që mund t’i paralajmëroja. Ishte frikë e tmerrshme se diçka e keqe do të ndodhte dhe gjithçka që mund të bëja ishte të shikoja”, tha ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit