VIDEO/ Momenti i shembjes së pallatit në Miami, të paktën 50 persona nën gërmadha

VIDEO/ Momenti i shembjes së pallatit në…

Janë publikuar pamjet tragjike të shembjes së një pallati në Miami Beach ku të paktën 50 persona janë të zhdukur nën rrënoja.

Në pamjet e shpërndara nga mediat italiane, shihet se si godina rrafshohet, ndërsa një re e madhe pluhuri mbulon zonën.

Sipas një zyrtari të Departamentit të Zjarrfikësve, 35 njerëz u shpëtuan nga shembja e ndërtesës, e ndërtuar në vitin 1981. Qentë e stërvitur janë përfshirë në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit.

Kompleksi, 15 milje në veri të Miamit, përbëhej nga 136 apartamente , 80 prej të cilave ishin të banuara.

Komisioneri i Qarkut Miami-Dade, Sally Hayman, tha se autoritetet deri më tani nuk kishin qenë në gjendje të kontaktonin me 51 personat që “teorikisht” jetonin në ndërtesë.

“Gjithmonë ka shpresë, por ajo zbehet,” shtoi ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit