VIDEO/ Momenti kur taksisti tenton të vetëdigjet para kryeministrisë

VIDEO/ Momenti kur taksisti tenton të vetëdigjet…

Janë publikuar pamjet nga momenti kur punonjësit e Gardës së Republikës, ndërhynë për të ndaluar 39-vjeçarin Uljan Kolgjegja të vetëdigjet përpara kryeministrisë.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi një ditë më parë. Burime për mediat, bëjnë me dije se pas ndalimit nga punonjsit e gardës, 39-vjeçari Kolgjeja është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr.1 në Tiranë nga forcat ‘Shqiponja’.

Mësohet se ai punonte taksist, ndërsa dy ditë më parë raportohet se atij i kishin hequr edhe patentën, duke sjellë kështu humbjen e vendit të punës.

Burime për mediat, bëjnë me dije se 39-vjeçari në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të vetëdigjet.

Gjatë momentit kur po shoqërohej në Polici, mësohet të ketë thënë se ‘nuk e shtyj dot në këtë mënyrë’./GazetaAtdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit