VIDEO/ ‘Mos m'pi cigare, vej kamera t’ja rregullojmë mirë kush e thyu’, Safet Gjici kërcënon vandalin e qytetit për... çezmën

VIDEO/ ‘Mos m’pi cigare, vej kamera t’ja…

Safet Gjici e ka me zell punën e kryebashkiakut të Kukësit, saqë merret edhe me çezmat e qytetit.

Sot kishte dalë për inspektim në qytet, dhe syri i kapi një pllakë në një çezmë, që mesa duket ishte thyer nga persona ende të paidentifikuar.

Gjici iu kthye një prej vartësve të tij, duke i thënë ta gjejnë atë që ka dëmtuar investimin privat të një prej qytetarëve kuksian.

Ai madje shkoi deri aty, saqë i kërkoi të vinin një kamerë përballë çezmës, për të ruajtur çezmën.

Po kush i thy kto xhama mër vlla? Ta kapim atë. Ku shkoi ky më? Merru me kët pun ti, mos pi cigare o zotrri, merru ma gjej kush i thy këto. Ça më rrini. Merruni, ça më rrini. Gjynah, e ka bërë ai tjetri, ka bërë investimin për mrekulli të zotit, duhet me e falenderu atë njeri që e ka bo kët investim, ju rrini vërdallë, nuk e kapni personin kush e dëmton. Hajde merrni dhe kte t kamerave të bashkisë, të vejmë një kamer atje, dhe t’ja rregullojmë mirë kush e ka thy” – u shpreh Gjici.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit