VIDEO/ “Mos u bëni skllave të parukerive”, prezantuesja shqiptare qethet tullë, sfidon femrat: Na tregoni si dukeni pa lesh

VIDEO/ “Mos u bëni skllave të parukerive”,…

Kostana Morava, prezantuese në RTSH ka vendosur që të qethë ‘zero’ kokën e saj, ndërkohë që ka sfiduar të gjitha femrat me flokë të gjata të bëjnë të njëjtën gjë. Morava ka publikuar një video në Facebook, ku shfaqet me kokë të rruar, dhe në të shkruan.

“Floket dalin prap, guximi dhe çmenduria nuk mesohen. Sfidoj grate me lesh te gjate. Na tregoni si dukeni pa lesh #baldheadchallenge,”– shkruan ajo.

Ndërkohë që në një shkrim tjetër në rrjetin e saj sociale, Morava po ashtu shton se femrat nuk e kanë të nevojshme të jetë skllave të parukerive qendrave estetike apo kirurgeve plastike për tu ndjerë mirë me veten dhe te pranuara nga nje pjese vulgare e shoqerisë.

“Vitmari mendoi qe kjo foto eshte me e bukur nese i shtonte disa zemra (artist mo dhe une e dashuroj naivitetin e artisteve) por une ndjej se dua te jap nje mesazh me veprimin tim te ‘çmendur’ (per mua eshte krejt normal si veprim) pertej zemrave dhe dashurise tone. Kohet e kaluara ne shkeputje nga bota duhet t’ju kene mesuar qe liria dhe lumturia vijne nga brenda. Nese nuk e keni mesuar ende atehere me vjen keq per ju por sdo e mesoni kurre. Dua ti them te gjitha vajzave dhe grave qe nuk ka nevoje te jesh e bukur per tu ndjere e lumtur apo e realizuar dhe veçanerisht vajzave ne te 20 te cilat jane klientet me te medha te kirurgeve estetike.

Dua t’ju them qe nuk eshte e nevojshme te jeni skllave te parukerive, qendrave estetike apo kirurgeve plastike per tu ndjere mire me veten dhe te pranuara nga nje pjese vulgare e shoqerise. Perkundrazi, ju duhet te rebeloheni pa qene nevoja qe rebelimin ta tregoni me shale apo gjoks zbuluar. Revolucioni seksual ka kaluar me kohe. Pa qene nevoja ta tregoni rebelimin me refuzimin e puneve te shtepise (qofte edhe simbolikisht) por duke i bere punet dhe duke mos u ndjere sherbetore. Rebelimi i vertete vjen kur jeni aq te lira brenda sa per boten, me falni per shprehjen, s’ju rruhet fare aq sa simbolikisht mund te rruani edhe koken tuaj. E nqs nuk e beni dot se keni arsye apo argumenta ‘pleaseeee live my page as soon as possible’….,”- shton prezantuesja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit