VIDEO/ Ndalohen mbrëmjet e maturës? Jo për fëmijët e oligarkëve! Vajza e Niko Peleshit 'harbon' me shoqërinë tek resorti...

VIDEO/ Ndalohen mbrëmjet e maturës? Jo për…

Qeveria “Rama” ndër shumë masa shtrënguese dhe represive për të “luftuar” koronavirusin, u hoqi edhe gjimnazistëve maturantë të drejtën që të zhvillonin për këtë vit mbrëmjet e maturës.

Ky vendim u proklamua me bujë edhe nga dy ministret e “Rilindjes”, ajo e Arsimit, Besa Shahini dhe ajo e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Por si çdo gjë në këtë vend që është me dy standarde, e kur për më tepër “Rilindja” i bën rregullat që t’i shkelë vetë e para, edhe mbrëmjet e maturës janë “privilegj” vetëm për fëmijët e “Udhëheqjes”.

Një qytetar mori guximin dje dhe denoncoi në portalin “JOQ-Albania” një festë me 200 persona tek kompleksi “Dubai” i Tom Ndojas, ndërsa sot vjen një tjetër denoncim.

Bëhet fjalë për pamjet e shpërndara nga festa e Maturës në Instagram prej vajzës së deputetit Niko Peleshi, Aleksia Peleshi, e cila studion tek gjimnazi “Turgut Ozal”.

Qytetari që ka bërë denoncimin, shprehet se, me siguri shteti s’ndal dot vajzën e deputetit dhe s’arrin dot as tek “Turgut Ozali”.

Ja mesazhi i plotë i qytetarit dërguar portalit “JOQ-Albania”:

“Ne Shkoder ua mbyllin maturat. Dhe shume mire bejne apsulutisht sidomos ne ambjente te mbyllura! Po vajza e ministrit apo nuk shkojne dot tek Turgut Ozali”.

[ngg src=”galleries” ids=”122″ display=”basic_imagebrowser”]/Burimi: JOQ-Albania/ Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit