VIDEO/ Ndërhyrje horror, futbollisti godet kundërshtarin me takë në fytyrë

VIDEO/ Ndërhyrje horror, futbollisti godet kundërshtarin me…

Një episode i frikshëm ka ndodhur në fushën e lojës në Superligën turke, ku gjatë ndeshjes Gazientep-Denizlispor, një lojtar i miqve për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi, ku gjatë një dyluftimi për top goditi më takë në fytyrë kundërshtarin, për tu përjashtuar më pas nga loja me karton të kuq.

Ishte minuta e 50’ e lojës kur lojtari i Denizlisporit, mbrojtësi krahut Ozdemir, gjatë një përpjekje për të arritur një top goditi kundërshtarin e tij me takë në fytyrë, teksa mjekët vrapuan drejt fushës dhe gjyqtari nxorri kartonin e kuq, duke përjashtuar Ozemir nga loja pas ndërhyrjes horror që mund të përfundonte në tragjedi.

Ndeshja u ndërpre për disa minuta, teksa mbrojtësi krahut kërkoi menjëherë falje mbas ndeshjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit