VIDEO/ Ndryshimet kushtetuese sjellin tension në Kuvend, Alimadhi debaton me kolegët në sallë dhe me Gramoz Ruçin...

VIDEO/ Ndryshimet kushtetuese sjellin tension në Kuvend,…

Ndryshimet kushtetuese duket se nuk do të kalojnë aq kollaj në Kuvend, të paktën jo pa replika dhe debate edhe mes deputetëve të të njëjtit krah.

Vetëm pak më parë disa debate shoqëruan fjalën e deputetit Korab Lita në foltoren e Kuvendit, ku në sallë ishte deputeti Adriatik Alimadhi që po shkëmbente batuta.

Deputeti Adriatik Alimadhi ka debatuar në sallë nga vendi i tij me kolegun Arben Elezi.

Duket se shkak për replikat e nxehta ishin pikërisht ndryshimet kushtetuese.

foto galeri

Menjëherë ka ndërhyrë edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili ka kërkuar që të mbajë qetësi, duke i tërhequr vëmendje disa herë deputetëve.

Kujtojmë se ky episod është regjistruar teksa në foltore ishte deputeti i opozitës Korab Lita, i cili foli për ndryshimet kushtetuese, që sipas tij, do të jenë dhe porta për hapjen e kodit zgjedhor.

Ndërkohë, Ruçi i kërkoi disa herë Alimadhit që të mbante qetësi, gjë që e kërkuan dhe kolegët e tij, ku njëri prej kolegeve iu drejtua: “Mos bërtit mo, ça je ti mo…!”.

/Burimi: BW/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit