Video/ Në të njëjtën kohë, shkatërrohen 15 rrokaqiej në Kinë

Video/ Në të njëjtën kohë, shkatërrohen 15…

Një video që tregon prishjen e njëkohshme të 15 rrokaqiejve. është postuar në  YouTube 

Rrokaqiejt me vlerë rreth 154 milionë dollarë u rrëzuan në vetëm 45 sekonda.

Në atë kohë, të drejtat e pronësisë u blenë nga një kompani për 154 milion dollarë.

Më pas, u vendos që të pezullohet ndërtimi sepse projekti nuk plotësonte kërkesat aktuale të tregut, dhe më pas u zbulua se themelet ishin të ekspozuara ndaj shiut dhe se ishte e pamundur të bëheshin riparime.

Prandaj, opsioni i vetëm i mbetur ishte prishja duke përdorur eksplozivë.

Zona e shpërthimit ishte 500,000 metra katrorë, e cila është gjithashtu zona më e madhe e prishjes në Kinë.

Rreth 2,000 familje u evakuuan, dhe 4,6 ton eksploziv të vendosur në 85,000 pika u përdorën në prishjen e rrokaqiejve.

U deshën vetëm 45 sekonda për ta shkatërruar atë.

Një rrokaqiell nuk është prishur, por edhe shumë shpejtt do të bëhet një pjesë e së kaluarës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit