VIDEO/Policia e kap prej fyti vajzën për mosmbajtjen e maskës

VIDEO/Policia e kap prej fyti vajzën për…

Pamjet dramatike të shpërndara në internet tregojnë një oficer të policisë Victoria duke dhunuar një grua sepse ishte në rrugë pa maskë fytyre.

Polici nga Viktoria, është filmuar teksa sulmon dhe shtrin përtokë gruan.

Skena u filmua nga disa kalimtarë, dhe shihet momenti kur gruaja filloi të debatonte me një oficer policie dhe pak më pas ai e shtrin në tokë, duke i vendosur duart në fyt.

E reja 21-vjeçare, mund të dëgjohet duke qarë dhe bërtitur.

Ndërkohë prapa kamerës mund të dëgjohet duke debatuar me oficerët dhe duke i thirrur se po e mbyt atë, thjesht pse ajo nuk ka veshur një maskë!

Ngjarja mori fund pasi arritën disa oficerë të tjerë të policisë, megjthatë 21-vjeçarja mund të shihet ende e shtrirë në tokë.

Pas incidentit, Policia e Viktoria-s tha që oficerët ishin duke patrulluar Rrugën Uellington të hënën, dhe në atë moment vunë re se e reja nuk po mbante një maskë teksa kishte dalë në publik.

 Maska për fytyrën u bë e detyrueshme për banorët e Melbourne më 23 korrik, dhe për ata në Viktoria-s, në fillim të këtij muaji.

/Burimi:UNILAD./Përgatiti: Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit