VIDEO/ Nuk pranuan të vinin maskën, plas grushti mes pasagjerëve në avionin në fluturim

VIDEO/ Nuk pranuan të vinin maskën, plas…

KUJDES! Pamje me përmbajtje dhune +16

Masat e sigurisë anti-Kovid bëhen shkak për shpërthimin e një sherri masiv mes pasagjerëve në një avion.

Pak kohë pasi avioni ishte ngritur nga aeroporti i Amsterdamit në Holandë, pasagjerët e tij kanë nisur një sherr masiv mes njëri-tjetrit.

Dy pasagjerë nuk kanë pranuar të vendosnin maskë në fytyrë dhe kjo ka revoltuar pasagjerët e tjerë, të cilët kanë reaguar ashpër.

Nga pamjet e publikuara në video amatore, shihet sesi pasagjerët goditen me njëri- tjetrin.

Disa të tjerë ndërhyjnë duke thënë se, ka dhe fëmijë, por është e vështirë që sherri të ndalej.

Dyshohet se dy prej pasagjerëve ishin të dehur. Avioni po udhëtonte nga Amsterdami për në Ibiza.

Në fund të videos shihet pasagjeri problematik i shtrirë në tokë dhe i prangosur.

Sipas mediave, fluturimi pasi ka mbërritur në Ibiza, të dy agresorët u arrestuan nga autoritetet spanjolle.

[ngg src=”galleries” ids=”242″ display=”basic_imagebrowser”] 

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit