VIDEO/Pa ‘tmerr’ me sy. Pronari i Hotelit në Tushemisht rrëfen ngjarjen

VIDEO/Pa ‘tmerr’ me sy. Pronari i Hotelit…

Ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Tushimisht të Pogradecit ka filluar të zbardhet.

Pronari i hotelit në Tushemisht, që iu bë atentat me armë zjarri dy herë brenda javës, Jetmir Muçllari, ka folur për media.

Mediat na bëjnë me dije dëshminë e tij të parë, ku pronari ka rrëfyer tmerrin e përjetuar, në orët e para të mëngjesit, ku sipas tij, dy persona kanë qëlluar disa herë me kallashnikov.

“Ngjarja ne oren 4:40 min. Kane qene dy persona ne kembe, te cilet kane qelluar me kallashnikove,duke shkehur disa karikatore ne drejtim te makinave te parkuara dhe hotelit.

Atentatoret kane qelluar disa here ne drejtim te dhomes ku flinte djali dhe dy dhomave ku ishin turiste. Nga plumbat nuk ka persona te lenduar.

Fillimisht autoret qelluan ne drejtim te rojes se hotelit, duke i kerkuar qe te mos levizte.Plumbat demtuan dy makinat e mia dhe te djalit dhe 4 mjete te turisteve.

Jemi te kercenuar si familje. Kerkojme mbrojtje nga policia. Dyshoj se objektiv i atentatit te sotem dhe atij qe ndodhi para nje jave ka qene djlali im.

I kam denoncuar me emra autoret, por policia nuk po vepron. Kerkoj azil për dy djemte, pasi ketu ju rrezikohet jeta”, është shprehur Muçllari.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit