VIDEO/ Trupat dergjen në rrugë... pamje nga aksídentí trãgjík në Zallbastar të Tiranës

VIDEO/ Trupat dergjen në rrugë… pamje nga…

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e djeshme në rrugën e Zallbastarit. Bëhet fjalë për një aksident me pasojë vdekjen e një të riu dhe plagosjen rëndë të një tjetri.

24-vjeçari me inicialet G.M., mbeti i vdekur pas përplasjes së një makine ku ai udhëtonte si pasagjer.

Ndërsa K.M, 26 vjeç, i cili mendohet se ka lidhje familjare me viktimën, mbeti i plagosur rëndë.

Burime për portalin “JOQ-Albania”, bënë me dije, ditën e djeshme se, makina tip “Benz C-Class” ngjyrë gri me targë, “AA 861 SE”, udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Ajo ka dalë nga rruga në fshatin Zall-Bastar.

Redaksia e “JOQ-Aabania” publikoi dhe pamjet e aksidentit të rëndë.

Siç shihet viktima dhe i plagosuri ndodhen shtrirë në rrugë, ndërkohë që makina ka përfunduar në kanal.

24-vjeçari ka mbetur i vdekur në vend ndërsa 26-vjeçari në gjendje kritike.

Pamjet janë vërtet të rënda.

/Burimi: JOQ-Albania /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit