VIDEO/ Pamje të rënda nga Kabuli, VOA: 13 viktima! Të plagosur forca ushtarake dhe civile amerikane

VIDEO/ Pamje të rënda nga Kabuli, VOA:…

Ka patur të paktën dy shpërthime pranë aeroportit të Kabulit ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë një përpjekjeje të madhe evakuimi nga Afganistani, tha Pentagoni të enjten, me civilë dhe pjesëtarë të shërbimit ushtarak amerikan në mesin e viktimave.

Sekretari i shtypit të Pentagonit John Kirby konfirmoi për të paktën një shpërthim të dytë pranë hotelit Baron që ndodhet pranë hyrjes Abbey të aeroportit të Kabulit që ka rezultuar në një numër të plagosurish mes forcave ushtarake dhe civile amerikane.

Agjencia Associated Press citon zyrtarë rusë të kenë thënë se një sulm vetëvrasës pranë aeroportit të Kabulit ka vrarë të paktën 2 persona dhe ka plagosur 15 të tjerë.

Shpërthimet ndodhin ndërsa vendet perëndimore po përpiqen të evakuojnë njerëzit pas marrjes së Afganistanit nga talebanët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit