VIDEO/ Pamje tmerri, gazetarja e BBC përplaset në tokë nga shpërthimi në Beirut

VIDEO/ Pamje tmerri, gazetarja e BBC përplaset…

Gazetarja e BBC Arabia, Maryem Taoumi, ishte në një lidhje live kur ndodhi shpërthimi në Beirut.

Ajo po intervistonte nëpërmjet kompjuterit, projekt menaxherin e Agjensisë Marokene për Energjinë, Faisal Al-Aseel.

Teksa ishin në intervistë, një zhurmë e madhe u dëgjua nga dhoma ku ishte gazetarja, ndërsa kompjuteri ra përtokë.

Aty dëgjohet Maryem që bërtet, ndërsa në tokë e mbi trupin e saj ranë xhama.

Gazetarja dëgjohet teksa rënkon, ndërkohë dallohet se rrobat janë grisur dhe është gjakosur lehtë.

https://streamable.com/6esif3

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit