VIDEO/ Pamje tragjike, burri godet me sëpatë gruan në mes të lagjes

VIDEO/ Pamje tragjike, burri godet me sëpatë…

Ngjarje tragjike është shënuar në zonën e Kalitheas në Greqi.

Një 67-vjeçari, u përpoq të vriste teksa goditi me sëpatë gruan e tij 55 vjeçare.

Një video tregon momentin makabër ku burri del me sëpatë në rrugë.

Banorët kishin dëgjuar ulërimat e një femre që po vraponte në rrugë.

Ajo ishte larguar nga shtëpia, ndërsa burri e ndiqte.

Arsyeja ishte kërkesa e saj për divorc, dhe zemërimi i burrit të saj kishte qenë kaq i madh.

Mes tyre kishte pasur edhe shumë sherre së fundmi, deklarojnë fqinjët.

Ai e qëlloi disa herë me sëpatë në rrugë.

Pasi mendoi se vrau të shoqen ai ka qëlluar edhe veten me sëpatë ndërsa të dy kanë përfunduar në rrugë pa ndjenja.

Urgjenca i shtroi në spital të dy në gjendje të rëndë për jetën për shkak të plagëve të marra.

Pamjet në video nga momenti 0.00 deri në 2.09.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit