VIDEO/ PD dhe PS marrëveshje shumëmiliardëshe për t'u bërë vaksina me detyrim shqiptarëve? Vjen denoncimi i bujshëm i Avokatit Altin Goxhaj...

VIDEO/ PD dhe PS marrëveshje shumëmiliardëshe për…

Që Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë një marrëveshje të heshtur mes tyre, kjo gjë nuk përbën më “lajm” apo surprizë për shqiptarët.

Këtë e tregon më së miri edhe mbështetja gjithmonë e më e ulët që qytetarët kanë për figurat drejtuese të këtyre dy partive, që duket se kanë marrë peng vendin.

Por kohët e fundit, të tjera fakte nga bashkëpunimi opskurantist mes PD dhe PS po dalin në dritë.

Mes këtyre dy partive dhe planeve të tyre për të ndarë pushtetin dhe pasuritë e vendit qëndron edhe “Plani Soros”.

Këtë gjë e denoncon çdo ditë “Lëvizja për Shqipërinë” nëpërmjet përfaqësuesve të saj.

Pikërisht ky projekt që fsheh nga pas miliona dollarë investime dhe orientimin e ardhur nga Xhorxh Soros, e ka denoncuar sot nëpërmjet një statusi në Facebook, por që më pas është censuruar, Avokati Altin Goxhaj.

Ky i fundit, duke qenë edhe përfaqësues ligjor i “Lëvizjes për Shqipërinë”, ka denoncuar sot pikërisht projektin për bërjen e vaksinave me detyrim ndaj shqiptarëve.

Sipas Goxhajt, bërja e vaksinës së COVID-19 me detyrim nga qeveria Rama është bërë në marrëveshje edhe me PD-në, pas të cilës fshihet dora e Sorosit.

Ja statusi i plotë i Avokatit Altin Goxhaj në Facebook:

“ZUCKU BLLOKOI TRANSMETIMIN LIVE TË DENONCIMIT TË AFERËS QINDRA MILIONA DOLLARË TË PD & PS ME VAKSINËN E GATES

U bindët që është PLANdemi? U bindët që Luli dhe Rama ju kanë nxjerrë ju dhe fëmijët tuaj në treg si bagëti kaviesh për eksperimentet e vaksinave të Gates?

Ja shikojeni pak si nuk e lejoi Zuckerbergu i Soros dhe OBSH transmetimin live të intervistës time të sotme ku nxorra dokumentat se si PD e Lylit të Soros ka zëvendësu Programin e Republikës së Re me Programin e Vaksinimit të Ri Kombëtar apo shkurt VRK..

Sa të hidhet video në youtube do ta nxjerr që të bindeni vetë dhe nesër fillojmë Aksionin Ligjor kundër aferës më kriminale në histori: ATË TË PËRDORIMIT TUAJ DHE FËMIJËVE TUAJ SI KAVIE EKSPERIMENTALE PËR VAKSINAT E GATES ?

Këto janë disa nga referencat që përdora sot në emisionin që bllokoi Facebook në transmetim live”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit