Video-Pensionistët sillen vërdallë në Laç/ Posta u mbyll qepenat: Kemi urdhër të mos u japim para

Video-Pensionistët sillen vërdallë në Laç/ Posta u…

Prej dy muajsh, Shqipëria po përballet me pandeminë e koronavirusit për shkak të të cilit janë marra masa shtrenguese.

Pensionistët janë ata të cilët duhet të respektojnë rreptësisht masat kundër koronavirusit, duke u izouar në shtëpi.
Për këtë, qeveria ka vendosur që pensionet tu shkojnë në shtëpi, për të shmangur daljen e te moshuarve. Por, pensionistët e Laçit po përballen me probleme në këtë kohë pandemie dhe krize.

Në një video të siguruar nga CNA.al, një numër i madh pensionistësh janë mbledhur para postës së qytetit duke pritur të marrin pensionet.
Ata shprehet se askush nuk ua ka çuar atyre në shtëpi, ashtu siç kryeministri Rama ka urdhëruar. Por, nuk mbaron me kaq! Punonjësit e postës kanë mbyllur derën dhe nuk lejojnë të moshuarit të futen të marrin pensionin.

Ata kërkojnë pensionin, ta merrnin aty ku e kishin marrë përherë, në sportel, në postë. Por askush nuk u përgjigjet. E vetmja fjalë është: bëni fotokopje të kartës së identitetit, shënoni adresën dhe numrin e telefonit. “Do t’jua sjellim në shtëpi”- u është thënë.

Ata shprehen se kanë mbi 2 muaj që presin të marrin pensionin por nuk kanë zgjidhur asnjë gjë. Kur doli njëra nga punonjëset e postës, të gjithë iu vërsulën që t’i kërkonin paratë, punonjësja gjithë arrogancë, u përgjigj se kishin marrë urdhër nga drejtori, që të mos paguhej asnjë pensionist, por të hidhnin letrën në kuti./CNA.al

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit