VIDEO/ 'Përfiton' nga përmbysja e kamionit, fshatari i varfër rrëmben shalqinj në 'Rrugën e Kombit'

VIDEO/ ‘Përfiton’ nga përmbysja e kamionit, fshatari…

Pas një aksidenti që fatmirësisht nuk kishte të plagosur apo viktima, ‘Rruga e Kombit’ është kthyer po sot në një spektakël grabitjeje.

Disa fshatarë të uritur kanë përfituar nga rasti që një kamion i ngarkuar me shalqinj është përmbysur, dhe kanë vërshuar për të grumbulluar ‘plaçkën e luftës’.

Më herët, “Gazetaatdheu.com” e raportoi me foto këtë aksident, ku një kamion më targa të Kosovës ishte përmbysur në anë të autostradë.

Automjeti ishte i ngarkuar me shalqinj, të cilët u përhapën në të gjithë karexhatën e rrugës.

Hapja e shalqinjve në mes të rrugës ka pushtuar edhe rrjetet sociale.

Ndërkohë një video e publikuar nga “FaxNeës” tregon një moment sa për të qeshur edhe për të qarë.

Një banor i zonës shihet teksa sulet drejt grumbullit me shalqinj, për të marrë një kokërr. Ai ka zgjedhur një shalqi të pa çarë dhe e ka marrë me vete.

Videoja është bërë virale, por gjesti tregon edhe njëherë kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria, ku varfëria është ulur këmbëkryq.

Në pamundësi për ta blerë qytetari ka rrezikuar edhe jetën për të marrë një kokërr shalqi.

/Burimi: FaxNews/ Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit