Video/ Përsëritet historia, 28-vjeçari me ngjyrë vdes në duart e oficerëve amerikan

Video/ Përsëritet historia, 28-vjeçari me ngjyrë vdes…

Prokurorët në Virxhinia kanë publikuar një video ku tregohen momentet që një 28-vjeçar humb jetën në duart e oficerëve amerikan.  Videoja tregon se oficerët po mbanin të shtrirë në tokë të riun, duke mos e lejuar të lëvizë, pasi ai po kundërshtonte transferimin nga spitali psikiatrik në burg.

Ai është mbajtur i shtrirë për 11 minuta dhe aty ka dhënë frymën e fundit. Shtatë policë dhe tre  mjekë akuzohen për vrasje të shkallës së dytë të njeriut me ngjyrë.

Prokurorja, Ann Cabell Baskervill ishte ajo që publikoi videon e këtij incidenti ditën e djeshme. Pamjet janë marrë nga kamerat e sigurimit në Spitalin Shtetëror Qendror në Petersburg, Virxhinia.

Otieno u arrestua fillimisht më 3 mars si i dyshuar për një vjedhje, thuhet në një njoftim të policisë për shtyp. Ai përfundoi në kujdes mjekësor pasi kishte tentuar të lëndonte veten dhe se kishte një sëmundje mendore.

Në video shihet 28-vjeçari Otieno duke u tërhequr zvarrë në spital me pranga dhe hekura këmbësh nga disa policë dhe stafi mjekësor aty pranë. Të paktën 10 persona janë parë të grumbulluar mbi z. Otieno në një moment, disa duke mbajtur këmbët e tij, ndërsa të tjerët mbajnë pjesën e sipërme të trupit.

Disa persona janë arrestuar, ndërsa  prokurorët kanë deklaruar se po shqyrtojnë akuza shtesë në lidhje me vdekjen e Otieno.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit