VIDEO/ Pesë orë 'të ngujuar' për zgjedhjet, anëtarët e Këshillit Politik i merr uria, vjen ushqimi me katering

VIDEO/ Pesë orë ‘të ngujuar’ për zgjedhjet,…

Për plot 5 orë nuk kanë nxjerrë gjë në  dritë, por uria ama i ka marrë edhe pse është darkë…

Ushqim i bollshëm ka ardhur me katering te dera e Pallatit të Kongreseve ku për të disatën ditë radhazi përfaqësuesit e Këshilli Politik, po ‘lodheshin’ për ndarjen e ‘tortës’ zgjedhore.

Deri në orët e vona të kësaj të mërkure, nga Këshilli i famshëm Politik nuk na ka dal “tym i bardhë” për një kompromis të modelit se si do të zhvillohen zgjedhjet me lista të hapura.

Por ndërkohë që po mundoheshin të ndanin copat e pushtetit, duke u “copëtuar” për shqiptarët, Këshilli ia ka shtruar edhe me pica pak më parë.

Në një video të siguruar nga “BallkanWeb” shihet një kamerier i cili në njërin krah mban picat e në tjetrin kolin e ujit.

Uria dhe etja duhet të jenë të mëdha te Këshilli Politik, i cili njëherë kërkon lista të hapura e njëherë të mbyllura.

Në mbledhje janë vetëm përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri, dhe përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili, ndërsa Rudina Hajdari e opozitës parlamentare u largua pak pasi kishte filluar mbledhja, pa dhënë sqarime.

/Gazetaatdheu.com/

 

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit