VIDEO/ Peshkatari kap peshkaqenin blu në grykëderdhje të Vjosës: Është nga ata të rrezikshmit...

VIDEO/ Peshkatari kap peshkaqenin blu në grykëderdhje…

Bregdeti shqiptar është vizituar nga specie të rralla kafshësh ujore këtë vit, ku mes tyre nuk kanë munguar as disa lloje peshkaqenësh.

Por edhe pse jo të gjithë lloje të rrezikshëm ose njeringrënës siç cilësohen nga biologët detar, peshkaqenët në brigjet tona janë viktima të njeriut.

Është pikërisht ky i fundit, kafsha më e rrezikshme në planet, që në Shqipëri ka gjunjëzuar dhe ka shfarosur gjithë faunën si tokësore ashtu edhe detare.

Edhe në rastin e kësaj videoje që vjen nga brigjet e Vlorës, ku zakonisht peshkaqenë të ndryshëm bien herë pas here në rrjetet e peshkatarëve, protagonisti i lajmit tonë nuk dihet se çfarë fati ka pasur.

Si kundër shikohet edhe në pamjet e videos së “BW”, në rrjetat e peshkatarit me barkë me motor ka rënë një peshkaqen blu.

Librat detarë të kafshëve ujore, e përshkruan këtë ekzemplar si agresiv kur është në oqean dhe kur është i rritur.

Por ai nuk renditet ndër më kryesorët për sa i përket sulmeve ndaj njeriut.

Gjithashtu një specie i tillë nuk është e zakonshme për ujërat e Adriatikut, edhe pse ekzemplarë të tillë janë parë shpesh në muajt e fundit.

Kjo, sidomos në brigjet e Italisë, medje në përmasa të mëdha.

Peshkaqeni është kapur nga peshkatari i barkës në video, disa milje në drejtim të grykëderdhjes së lumit Vjosa, në zonë e Darzezës.

Sipas peshkatarit që nuk identifikohet, “ky lloj peshkaqeni është nga ata të rrezikshmit…”.

Por në pamje duket qartë se ai është vetëm një këlysh peshkaqeni blu, pasi përmasat e tij janë te rreth 1 metër i gjatë dhe pesha e tij nuk i kalon 7-10 kg.  

Ky lloj peshkaqeni, jeton kryesisht në ujëra të thella dhe mund të shkojë deri në 2 metra, ndërsa pesha e tij maksimale mund të arrijë deri në 4 kuintal.

/Video: BW/ Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit