VIDEO/ Po bënin trajnim si të përballeshin me sulmin e mundshëm nga një hajdut, roja e sigurisë qëllon për vdekje kolegun

VIDEO/ Po bënin trajnim si të përballeshin…

Një video e publikuar në internet tregon momentin e tmerrshëm kur një person qëllon për vdekje kolegun e tij. Gjatë një trajnimi të kompanisë ruse të sigurimit, ai po shtirej si hajdut, kur qëllohet për vdekje nga burri që gjithashtu luante rolin e rojës.

Oleg Korobkov, 23-vjeç, shtirej si plaçkitës gjatë stërvitjes në qytetin rus Nizhny Novgorod, ndërsa kolegët e tij ishin urdhëruar të luanin rolin e pjesëtarëve të sigurimit që do të duhej t’i përgjigjeshin këtij sulmi.

Por, një prej rojeve reagoi, duke iu përgjigjur me forcë “hajdutit” të cilit i rrëmben armën. Në videon e publikuar, shihet roja pas shufrave të metalta duke i drejtuar armën Korobkovit që mbante “paratë e vjedhura”.

Por burri “aksidentalisht tërheq këmbëzën”, në atë që dukej skenar i një trajnimi që nuk shkoi siç duhet dhe i riu përfundon i vdekur. Në anën tjetër, autoritetet ruse kanë njoftuar se kanë filluar hetimet.

“Aktualisht hetuesit po punojnë në skenën e krimit. Janë duke u marrë në pyetje punonjës të kompanisë si dhe po analizohen dokumente të konfiskuara”, thuhet në njoftimin e policisë ruse.

Korobkov ka punuar si transportues i parave për një kompani sigurimi në Rusi, e kjo kompani deri më tani nuk ka pranuar të prononcohet lidhur me rastin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit