VIDEO/ Policët e Lali Erit futen në pronë private, denoncimi: Po na heqin vendet e makinave pa asnjë shkresë

VIDEO/ Policët e Lali Erit futen në…

Një denoncim për Policinë Bashkiake të Lali Erit vjen sot në redaksinë e “Gazeta Atdheut”.

Pa asnjë shkresë apo mandat, ata janë paraqitur mëngjesin e sotëm tek një kompleks privat, në rrugën ‘Dritan Hoxha’, pranë zonës së Laprakës.

Policia Bashkiake, bashkë me punëtorët e ndërmarrjeve, po hiqnin disa postet makinash të qytetarëve.

Në denoncimin e tij, qytetari shprehet se kompleksi është privat, dhe bashkia nuk ka asnjë të drejtë të heqë vendet e parkimit për qytetarët, duke shkulur hekurat që ata i përdornin për vendparkimet.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje Si jeni? Sot policia bashkiake ka hure ne prone provate Dhe ka dhunuar te gjithe postet e makinave Te qutetarve. Jane police bashkiak Te cilet skane asnje shkrese. Asnje mandate Ju lutem publikoheni shikoni ca ben bashkia e Erion valise. Kompleksi ‘Karavan’ quhet Rruga dritan Hoxha Tirane. Ja hapesira e komplesit qe eshte prone private Nr i pasurise 1/221 Zona kadastrale 8210

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit