Video-Policia kontrolle me dronë/ Zbulohen 41 vende, gati për të kultivuar kanabis

Video-Policia kontrolle me dronë/ Zbulohen 41 vende,…

Policia e Krujës bën të ditur se vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Kështu, uniformat blu bëjnë të ditur se si rezultat i kontrolleve me dronë, në Krastë, Picrragë, Nikël e Barkanesh u evidentuan dhe u shkatërruan 59 lera të ndërtuara me plastmasë, të cilat shërbenin për të grumbulluar ujë, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu, po nga monitorimi me dronë dhe kontrolli me këmbë i territorit u evidentuan dhe 41 vende që ishin hapur rishtas në zona të pyllëzuara dhe malore të Krujës, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.

Policia bën të ditur se operacioni i kontrollit të territorit vijon.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit