VIDEO/Prishet ura në Skuraj dhe izolon 200 persona, Banori: Dy kaptina i ka ngrënë kjo, qeveria s’bën gjë se jemi lagje demokratësh, mbrëmë desh më fluturoi e rashë në lumë

VIDEO/Prishet ura në Skuraj dhe izolon 200…
Featured image of article: Prishet ura në Skuraj dhe izolon 200 persona, Banori: Dy kaptina i ka ngrënë kjo, qeveria s’bën gjë se jemi lagje demokratësh…mbrëmë desh më fluturoi e rashë në lumë

Ura që lidh fshatin Skuraj me pjesën tjetër të zonës së Matit ka pësuar dëme të mëdha duke izoluar 200 banorë të këtij fshati. Nikoll Marku, banor i fshatit Skuraj, thotë se pas shirave, ura ka pësuar shkëputje në tre vende duke bërë që të rrezikohet jeta e kalimtarëve.

Ai shton se ka bërë thirrje që të paktën të bllokohet kjo urë sepse të paktën 200 persona kalojnë aty çdo ditë, dhe mund të humbasin jetën.

 “Kjo është këputur në mes sepse ai që ka vënë këtë nuk i ka lidhur binarët. Është këputur në tre vende. Kam shkuar në komunë se këta thonë se jemi demokratë ne dhe nuk bën gjë qeveria. Unë i kam njësoj, por sot për sot kjo urë na rrezikon. Dy kaptina i ka ngrënë kjo urë, se njerëzit nuk dinë gjë kalojnë. I kam thënë të paktën hajde bllokojeni se me e blloku unë thonë pse e bllokoi filani urën.

200 banorë kalojnë në këtë urë. Fëmijë shkolle. Kjo është bërë e pakalueshme se sa të fryjë erë ka probleme. Ja a e pave? Unë me disa djem të lagjes e kemi pas lidhur mbrëmë por i ka shkul. Isha duke rënë në lumë unë mbrëmë, se doja me dalë të dyqani i vëllait, më mbyti era,”- shprehet ai.

Sot është dita e katërt që Shqipëria ndodhet nën pushtetin e ujit që ka sjellë probleme kryesisht në Shkodër, Durrës, Lezhë, Vlorë e Bulqizë. Si pasojë e motit të keq kanë ndodhur shembje masive të rrugëve në Lezhë. Ndërkohë që në Fushë-Krujë rreth 20 banesa janë të rrethuara nga uji. Në Korçë situata është drejt normalizmit, ndërsa në lumin e Devollit ka filluar të ulet niveli i prurjeve të ujit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit