VIDEO/ Protesta të dhunshme anti-Covid në Berlin-plagosen 4 policë dhe 50 persona

VIDEO/ Protesta të dhunshme anti-Covid në Berlin-plagosen…

Katër policë u plagosën sot dhe 50 persona u arrestuan gjatë një demonstrate në Berlin.

Mijëra njerëz u mblodhën për të protestuar kundër masave të qeverisë kundër COVID-19, pavarësisht ndalimeve në disa tubime të planifikuara.

Sipas policisë gjermane, disa nga demonstruesit u përpoqën të kalonin barrikadat rreth ndërtesës së Rajhstagut dhe atje ata u përleshën me policinë, transmeton dw. Katër policë u plagosën në përleshje, ndërsa 50 persona u ndaluan për sulmin ndaj forcave të zbatimit të ligjit.

Protestuesit, disa prej të cilëve mbanin maska, tundnin pankarta ku shkruhej “Unë kam një opinion” dhe “COVID-84”, duke aluduar në librin e George Orwell të vitit 1984 mbi gjendjen totalitare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit