VIDEO/ Provokacia? Xhandarmeria serbe futet 1 kilometër brenda territorit të Kosovës

VIDEO/ Provokacia? Xhandarmeria serbe futet 1 kilometër…

Pas shumë përplasjeve mes Kosovës dhe Serbisë, duket se kjo e fundit nuk ndalet.

Nuk dihet nëse mund të jetë një provokim pasi 11 pjesëtarë të xhandarmërisë serbe janë futur një kilometër brenda në territorin e Kosovës, në fshatin Karaçevë, Komuna e Kamenicës.

 Ata janë kapur kur po qarkullonin, nga kamerat e sigurisë së një restoranti.

Videon e ka postuar në rrjete sociale Adhurim Krasniqi, pronar i restorantit.

“Kërkojmë nga institucionet qendrore që të marrin masa dhe të shtojnë praninë e forcave të sigurise së Republikës së Kosovës në brezin kufitar, përndryshe ne jemi të detyruar që provokimeve të tilla t‘i përgjigjemi me mundësit tona.

Kufijtë janë në përgjegjësi të organeve të sigurisë së shtetit tonë, por pronën dhe tokën tonë nuk tolerojmë të na e shkelë ushtria çetnike serbe.

Kjo është hera e parë! Për herën e dytë do të jetë ma ndryshe nëse nuk merren masa nga shteti ynë”,- shprehet Krasniqi.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit