VIDEO/ PSG në finale të Champions, Neymar mund të pezullóhet nga UEFA. Ja arsyeja e pazakóntë

VIDEO/ PSG në finale të Champions, Neymar…

PSG është finalistja e parë në Champions League.

Ekipi francez mundi pastër 0-3 Leipzig në gjysmëfinale, me gola të Marquinhos, Di Maria dhe Bernat.

PSG do të presë sonte fituesin e çiftit mes Lyon dhe Bayern Munchen.

Ndërkohë, një gjest i Neymar nuk i ka shpëtuar mediave botërore.

Braziliani mund të humbasë finalen, sepse në fund të takimit kërkoi të ndërronte fanellën me lojtarin e ekipit gjerman, Halstenberg.

UEFA i kishte paracaktuar qartë, tek rregullat e reja të përshtatura për kóronavirusin, pasi futbolli u rikthye.

Ishte e ndaluar të ndërrohej fanella, dhe nëse bëhej, do dënohej me 1 ndeshje pezullim, deri në 12 ditë vetëizólim për lojtarët.

Mbetet të shihet nëse UEFA do e dënójë sulmuesin e parizienëve…

https://youtu.be/SjnC8uxNIEE

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit