VIDEO/ Publikohen pamjet, shikoni momentet e George Floyd para se të ndërronte jetë nga efektivët e policisë

VIDEO/ Publikohen pamjet, shikoni momentet e George…

Ditën e sotme janë zbuluar pamje të reja, nga vrasja e George Floyd në Amerikë.

Daily Mail ka publikuar pamjet nga kamerat e trupit, të një nga dy policëve të akuzuar për vrasjen që tronditi SHBA-të.

Në fillim të videos të gjatë më shumë se 8 minuta, Floyd shihet brenda në makinë, teksa oficeri i tregon armën.

Ai duket i dëshpëruar, dhe bën thirrje të mos e qëllojnë.

Policët e prangosën dhe e detyruan të futet në pjesën e prapme të makinës.

Ai u bënte thirrje policëve se vuante nga ankthi dhe klaustrofobia.

Pas më shumë se 9 minutave që u mbajt i shtrënguar në qafë me gju, George gjeti vdekjen.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit