Video/ Publikohen pamjet, shikoni momentin kur Grezda godet me grusht kundërshtarin

Video/ Publikohen pamjet, shikoni momentin kur Grezda…

Sulmuesi i Kombëtares, Eros Grezda, u përfshi në një sherr me grushta sulmuesin Antonio Mirko Çolak, në parkingun e stadiumit, ku qëndronin autobusat e të dyja skuadrave, pas ndeshjes Osijek – Rijeka.

Ky lajm ka bërë një bujë të madhe në mediat kroate, të cilat kanë publikuar së fundmi edhe videon e momentit kur shqiptari përplaset me futbollistin serb. Pamjet janë marrë nga kamerat e sigurisë të parkingut ku ndodhi përplasja.

Në rrëfimin e tij pas incidentit pas ndeshjes Grezda tregoi se Çolak e ka fyer në ndjenja personale dhe kombëtare gjatë takimit, i cili ishte ishte tepër i nxehtë për 90 minuta. Nga pamjet duket qartë që ka pasur një provokim nga ana e futbollistit të Rijekës, teksa shqiptari e ka goditur me të parën me grusht. Pas këtij momenti, menjëherë u mblodh një turmë njerzish për të ndarë 2 futbollistët.

Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit