VIDEO/Punimet tek konviktet e UBT-së/ Rama i “shqetësuar”, pyet Evis Kushin: Zyshe je e kënaqur?

VIDEO/Punimet tek konviktet e UBT-së/ Rama i…
Featured image of article: Punimet tek konviktet e UBT-së/ Rama i “shqetësuar”, pyet Evis Kushin: Zyshe je e kënaqur?

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot nga afër punimet në kantierin e konvikteve të Universitetit Bujqësor. I shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe ajo e Arsimit, Evis Kushi, numri një i qeverisë ka parë nga afër punën që po bëhet. Por ka qënë i shqetësuar për përshtypjet e ministres së tij.

Në fjalën e tij, Rama ka theksuar se punimet po bëhen me financim të plotë nga buxheti i shtetit, megjithatë ka pyetur ministren Kushi nëse është e kënaqur me gjithë çfarë ka parë.

PJESË NGA BISEDA: 

Ahmetaj: Ky është kantieri më i madh sot

Rama: Dhe ky është…?

Ahmetaj: 100% fonde të buxhetit të shtetit

Rama: Zyshe e kënaqur je me punën që po bëjmë?

Kushi: Patjetër. Me gëzon që po i qëndrojmë paktit për Univeristetit. Është kompleks multi-funksional.

Rama: Është bërë nga e para çdo gjë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit