Rama kërkesë drejtuesve politikë në qarqe: Dua patjetër 74 mandate

Rama kërkesë drejtuesve politikë në qarqe: Dua…

Kryeminstri i vendit dhe kryetari i partisë socialiste Edi Rama, vendosi objéktiv të prérë për zgjedhjet e 25 Prillit. Objektivi është fitimin e 74 mandateve në Kuvendin e Shqipërisë. Në qoftë se objéktivi do arrihet atëherë Partia Socialiste do fitojë mandatin e tretë dhe do qeverisë e vetme.

Për arritur 74 mandatet Rama i kërkoi drejtuesve politikë në qarqe pikë së pari idéntifíkimi dhe hartimi i një raporti me të gjitha pròblemet që kanë degët e PS në 12 qarqet e vendit. Kryeministri Rama i ka lénë afat shtabit elektoral për raportin deri javën tjetër.

Kupola drejtuese e zgjedhjeve u dakortësua për krijimi i një kanali komunikimi virtual me anëtarësinë e partisë për të vlerësuar performancën e çdo deputeti në zonën e tij zgjedhore, performancën e çdo ministri dhe përfaqësuesëve të tjerë të Partisë Socialiste.

Sekretari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, u mùndua të qetësojë polemikat në PS e Lezhës , pròbleme këto që detyruan Edi Ramën të largojë ministrin Lleshaj nga drejtimi politik i qarkut. Ai tha: 

“I gjithë ky ujë që zíen kazani më së kòti, nuk ka të bëjë aspak me performancën e Sandër Lleshajt në qarkun e Lezhës si drejtues politik. Sandër Lleshaj është një ministër shumë i mirë i cili ka performuar në mënyrë të shkëlqyer në krye të punëve të Ministrisë së Brendshme. Dua t’ju them se në Lezhë Partia Socialiste e Shqipërisë do marrë në zgjedhjet e ardhshme katër mandate”, tha Balla.Dokumenti/ Thellohet skandali i pasurisë! Si fshehu Taulant Balla një apartament dhe… - Rilindja Demokratike

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit