VIDEO/ Rama në Vlorë, show me Lelin, harron plehrat e Durrësit dhe Kavajës

VIDEO/ Rama në Vlorë, show me Lelin,…

Kryeministri Rama ka sulmuar sërish kreun e Bashkisë Vlorë për shërbimin e pastrimit. Me anë të një video me skenar të qartë në një fushë minifutbolli, Rama e ka cilësuar turp faktin se mbetjet ishin hedhur në fushën e blertë. Ndërkohë ky show i Ramës është një kontrast i fortë me situatën në bregdetin e Durrësit dhe Kavajës, që janë mbytur nga plehrat, por që kryeministri ka heshtur përballë këtij shqetësimi.

Kryeministri Rama ka zgjedhur publikimin e kësaj video për të sulmuar sërish kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli, me të cilin që para zgjedhjeve të vitit 2021 ka hyrë në betejë, me qëllim largimin e tij nga kreu i Bashkisë.

Me këtë video të orkestruar, mesazhi ishte i qartë kundër kryebashkiakut Leli, ku kreu i qeverisë e ka cilësuar turp faktin se mbetjet ishin hedhur në fushën e blertë dhe ka fajësuar bashkinë për pastrimin e saj.

Deklarata e Ramës është e njëjta retorikë, e mbajtur dhe nga këshilltarët socialistë në këshillin bashkiak të Vlorës, ndërkohë që përballë kritikave të Ramës në Vlorë vlen të theksohet se bashkitë bregdetare të Durrësit dhe Golemit vazhdojnë të mbyten nga plehrat, por që kreu i qeverisë ka heshtur përballë kësaj krize mjedisore, duke zgjedhur të bëjë show kundër kryebashkiakut Leli.

VIDEO

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit