VIDEO-REPLIKAT/ Murrizi- Ralf Gjonit: 'Po të doli djalë do të vesh emrin...'

VIDEO-REPLIKAT/ Murrizi- Ralf Gjonit: ‘Po të doli…

Opozita parlamentare është përfshirë në debate dhe konflikte verbale ditën e sotme gjatë seancës plenare në Kuvend.

Deputetët Myslim Murrizi dhe Ralf Gjoni kanë shkëmbyer replika në sallë me njëri-tjetrin, në lidhje me propozimin e grupit prej 29 deputetësh, për ndryshimin e Kushtetutës.

Ndërsa Murrizi e akuzon indirekt si deputet “fals” duke e ftuar të vërë firmën bashkë me 29 kolegët e tjerë, Gjoni u përgjigj se, ka frikë se nëse preket Kushtetuta dora mund të futet edhe në disa anekse apo korridore të saj…

Kjo sipas Gjonit, mund të sjellë më shumë dëm, se sa përmirësim në sistemin zgjedhor.

“Miku im Ralf, unë nuk jam protagonist fals që kam firmos ndryshimet e Kushtetutës Shpresoj që do të kemi ndryshimin e Kushtetutës. Nëse të mungon protagonizmi e ke shkresën në Protokoll shko dhe firmos e t’i bashkohesh 29 firmave.

Nëse mendon se po të doli djalë ngela unë pa qenë firmëtar dhe po të doli vajzë ta mbajë përgjegjësinë Murrizi e të tjerë, ky është problemi yt.

S’kam ardhur në këtë sallë si trastë-mbajtës i askujt. Kam qenë në këtë sallë kur gjysma e atyre në PS lanë gratë e fëmijët në shtëpi dhe morën brekë e kanotjere në dorë e mësynë në Durrës.

Jam viktimë e një mandati të vjedhur në 2001 nga ai që është sot kryetar shteti, në 2005 nga pazaret e pista, në 2009 nga palaçot e kësaj salle. Kërkoj të matem me votën e qytetarëve.

Faktor te qytetarët nuk na bëjnë takimet e realizuara ferrave apo skutave, as sms që çojmë te ndërkombëtarët. Votat i kanë shqiptarët. Bujrum të bashkojmë votat për të ndryshuar Kushtetutën”,- tha Murrizi.

Ndërsa Gjoni në replikë u shpreh: “Nuk dua që fjalët e mia të keqinterpretohen. Unë jam pro ndryshimeve kushtetuese.

Unë jam totalisht pro ndryshimit të Kushtetutës që çon në hapje listash dhe sistem kombëtar proporcional, edhe t’i besoj Myslym nuk do mbështesje kurrë një prag 5% në një sistem rajonal, ndaj edhe të propozova që të diskutohet.

Po u fut dora në Kushtetutë futen edhe në ca anekse dhe korridore të saj e këtu e kam hallin mos futja e duarve aty ku nuk duhet më shumë na prish punë se sa na ndreq. Myslim nëse më ke keqkuptuar, unë jam për hapje listash”./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit