VIDEO/ Rikthehet “mâkthi” në Kapshticë. 2 km radha e shqiptarëve

VIDEO/ Rikthehet “mâkthi” në Kapshticë. 2 km radha…

Në doganën e Kapshitcës râportohet përsëri një fluks i lartë lëvizjesh.

Është rritur numri i qytetarëve që po presin në doganën e Kapshticës për të kaluar kufirin.

Kuota prej 300 personash e vendosur nga pala greke është plotësuar që në orën 10:00  të mëngjesit, por qytetarët kanë vazhduar të qëndrojnë aty, që të mos u ikë radha nesër.

Por jo vetëm kaq.

Gjatë ditës kanë shkuar edhe qindra qytetarë të tjerë, duke e çuar tani në darkë, radhën në 2 kilometra.

Në radhë ka edhe autobusë me udhëtarë që janë nisur në drejtim të Greqisë.

”Më skâdon tâmponi nesër. Do kthehem mbrapsht. Kam erdhur me autobus. është shumë vêshtirë në këto kushte. Do kalojmë natën këtu por s’kemi ku flemë. Ku t’i gjej lékët. “- është shprehur njëri prej qytetarëve.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit