VIDEO/ 'Rilindja' të 'shuan' me mashtrime! Publicisti: Ishulli 3D mbi Osum, si u tall Rama me beratasit

VIDEO/ ‘Rilindja’ të ‘shuan’ me mashtrime! Publicisti:…

“Rilindja” e Ramës do të mbahet mend në histori për një gjë të suksesshme…

Makinerinë e madhe të propagandës dhe mashtrimit 3D, që u ka bërë në pothuaj 8 vite shqiptarëve, pa bërë asnjë punë.

I tillë ka rezultuar edhe premtimi i fryrë i qeverisë “Rama” me banorët e Beratit, e konsideruar nga socialistët si një zonë e majtë.

Por Rama i ka gënjyer shqeto beratasit, veç të tjerash, edhe për ndërtimin e një ishull mbi lumin Osum, që është paraqitur vetëm në 3D.

Por kur po mbaron pothuajse mandati i dytë qeverisë së “Rilindjes”, asgjë nga premtimi i bërë nuk është realizuar.

Për këtë ka folur edhe publicisti Namir Lapardhaja, ku nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, e ka konsideruar si tallje nga ana e qeverisë premtimin e bërë beratasve.

Ja postimi i plotë në Facebook:

“Ishulli mbi Osum në 3D, ja si u tall “rilindja” me beratasit Tipari kryesor i qeverisë së këtyre viteve është propaganda. Përveç gënjeshtrës, ata e trajtojnë popullin si të paditur dhe naiv.

Një ndër projektet 3D të tyre ishte Ishulli mbi Osum. Sot qeveria qendrore dhe lokale sforcohet jashtëzakonisht kur tenton të marrë ekskluzivitetin e promovimit të turizmit në Berat. Ata nuk kanë kurrfarë kontributi.

Meritë kryesore për ringjalljen dhe suksesin e sektorit të hotelerisë dhe të turizmit, të restoranteve dhe gatime tradicionale, kanë vetëm beratasit, të cilët nuk e kanë pasur asnjëherë në krahë pushtetin.

E kanë pasur gjithmonë përballë nëpërmjet gjobave, nëpërmjet rritjes së taksave dhe tarifave, nëpërmjet mosofrimit të asnjë lehtësie infrastrukturore apo fiskale, apo edhe, siç ndodhi së fundmi, nëpërmjet mosmarrjes së pagës së luftës.

Nëse do t’i besonim propagandës së qeverisë, në mungesë të kujtesës dhe të vëmendjes, sot mbi lumin Osum do të kishim Ishullin e famshëm.

Më 27 maj 2015 në ambientet e Qendrës së Kulturës “Margarita Tutulani” u zhvillua konkursi ndërkombëtar, ku juria shpalli firmën “Unalb Corda” si fituese të projektit.

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe e Turizmit, Eglantin Gjermenji, së bashku me deputetin Eduart Shalsi në atë kohë vlerësuan projektin fitues dhe thanë se do të pasurohet me elementë të projekteve të tjera.

Ndonëse kanë kaluar 5 vjet, Ishulli nuk u bë kurrë. Projekti dhe konkursi po. Madje, si për të mos mjaftuar kaq, u shpallën fituesit e vendit të parë, të dytë dhe të tretë. Përveç talljes, nuk kam emër tjetër t’i vendos gjithë kësaj shfaqjeje të shëmtuar të ngritur mbi mashtrimin dhe hipokrizinë.

Tallja e qeverisë rilindase të Edi Ramës është e njëjtë ndaj të gjithë beratasve. Ashtu siç është e njëjtë ndaj të gjithë shqiptarëve. Si ndaj të djathtëve, ashtu dhe të majtëve.

Si ndaj atyre që votojnë, dhe ndaj atyre që s’votojnë. Si ndaj atyre që thonë të gjithë janë njëlloj, ashtu dhe ndaj atyre që thonë se mes palëve ka dallim. Ndaj dhe reagimi që duhet, të jetë i njëjtë, nga të djathtë e të majtë, nga njerëz të angazhuar dhe jo të tillë.

Të jetë për të penalizuar një mendësi dhe filozofi, e cila i trajton njerëzit si minorenë, që ndaj tyre mund të thurësh çdolloj gënjeshtre, t’i tallësh dhe mashtrosh dhe ata sërish të jenë kokulur.
Po ju paraqes, me zë dhe figurë, kronikën e kohës: projekti në 3D, shpallja dhe fituesit e konkursit”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit