Video/ Roja e restorantit i vërsulet keq gruas britanike, pasi i hodhi pijen në fytyrë

Video/ Roja e restorantit i vërsulet keq…

Një grua e ka pësuar keq pasi pronari i një lokali është filmuar në Birmingham të Britanisë, duke e rrahur me një shkop.

Video e publikuar tregon se ishte një përplasje verbale mes gruas dhe rojës para hyrjes në restorant.

Autorët e video e inkurajojnë gruan që ta bënte veprimin. Pa kaluar shumë sekonda, gruaja ia hedh në fytyrë pijen rojes.

Ai menjëherë reagon duke marrë një shufër në dorë duke vrapuar pas gruas e cila rrëzohet në tokë.

Madje në disa momente autorët e videos dëgjohen duke qeshur dhe brohoritur.

Deri më tani nuk është zbuluar identiteti i gruas, por policia në West Midland ka konfirmuar identitetin e burrit. Fjala është për një 47-vjeçar që është në paraburgim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit