VIDEO/ Rrihet brutalisht adoleshenti shqiptar në Greqi, autor babai i shokut të klasës

VIDEO/ Rrihet brutalisht adoleshenti shqiptar në Greqi,…

Një i mitur shqiptar vetëm 12 vjeç është bërë dje pre e dhunës në Greqi. Autor ka qenë babait të një shokut të tij të klasës në Peristeri të Greqisë.

Pamjet e filmuara që tashmë kanë bërë xhiron në rrjet, kanë ngjallur zemëratë të madhe sidomos tek komuniteti shqiptar, duke rikthyer akuzat për sulm me përmbajtje raciste, duke qenë se i mituri është me origjinë shqiptare.

Në pamjet e filmuara nga një qytetar dhe që më pas ua ka shpërndarë mediave greke, duket fëmija i shtrirë përtokë ndërsa dhunohet nga babai i shokut të klasës, një shtetas grek.

I pyetur nga mediat për ngjarjen, i mituri ka dëshmuar se, ai ka qenë thjesht duke shëtitur me biçikletë në momentin kur është sulmuar nga moshatari i tij dhe më pas edhe nga babai. Ndërsa familja e 12-vjeçarit shqiptar ka shuar edhe më tej, duke pretenduar për një sulm me sfond racist dhe ka kërkuar ndëshkimin e autorëve.

“Babai i shokut të klasës më kapi prej flokësh dhe më goditi në kokë. Ai më mallkon për vendin tim dhe babai i tij dikur më bërtiti sepse ne kemi pasur përsëri një zënkë dhe këtë herë ai më kapi për flokësh”,- ishte dëshmia e të miturit shqiptar.

12-vjeçari dhe shoku i tij i klasës shpesh kanë pasur përplasje edhe më herët brenda shkollës. Fëmija ka lindur në Greqi, por prindërit e tij janë nga Shqipëria dhe kanë 30 vjet emigrant atje.

Pas sulmit fëmija u dërgua në spital ku dhe u gjet se kishte pësuar frakturë në qafë. Prindërit e shqetësuar kanë menduar të ndërrojnë shkollën për djalin e tyre, pasi vuan shpesh nga probleme të natyrës raciste dhe bulizmi./Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit