VIDEO/ RT: Soros dhe kandidati demokrat financuan grupet radikale paramilitare në SHBA

VIDEO/ RT: Soros dhe kandidati demokrat financuan…

Si pjesë e një serie videosh të fshehta që ekspozojnë organizatat e së majtës si “Antifa”, “Project Veritas” publikoi pamjet të reja të një materiali të filmuar nga gazetarët e tij, duke pretenduar se, tregon aktivistë demokratë të së majtës, që mburren për financimin e George Soros dhe lidhjet politike.

Tom Steyer, i cili bëri fushatë por pa sukses për t’u nominuar si kandidat presidencial i Partisë Demokratike, për zgjedhjet e vitit 2020, dhe financieri liberal George Soros, janë përmendur të dy si kontribuues financiarë në klipin e ri mbi një organizatë që është degëzim i “Antifa”-s, ‘Refuse Fascism’.

Kjo e fundit është e dedikuar për largimin nga detyra të Presidentit Donald Trump dhe zëvendësit të tij, Mike Pence.

Andy Zee, organizator kombëtar për grupin, përmendet gjatë videos shtatë minutëshe që Steyer “mund të mos dëshirojë të jetë i lidhur direkt” me grupin sepse ai ka “ambicie politike” që mund të dëmtohen nga një marrëdhënie e tillë.

Zee thotë gjithashtu se, grupi është në komunikim me ndihmësin e Steyer dhe “këshilltarin kryesor për hetimin e presidentit Trump”.

Zee, përmend gjithashtu që punonjësit e kaluar të fushatës presidenciale të Hillary Clinton më 2016-ën, kanë qenë gjithashtu të përfshirë në këtë grup.

Tee Stern, kreu i grupit të Atlantas, shihet duke ngrënë darkë me reporterët e fshehtë të “Project Veritas”, në një pikë tjetër dhe zbulon se, grupi mori një “grant” nga miliarderi George Soros.

Silicon Valley përmendet gjithashtu si një burim kryesor i të ardhurave për këtë grup.

Stern më vonë bën thirrje të përsëritura për “mijëra njerëz, pastaj miliona” që “të dalin në rrugë” dhe të veprojnë si një forcë përçarëse derisa presidenti të detyrohet të largohet nga detyra.

Videoja është pjesa e tretë e një serie videosh të fshehta nga “Project Veritas” që synon të ekspozojë organizata të së majtës, si “Refuse Fascism” dhe “Antifa”, grupe që janë prapa protestave të dhunshme në SHBA, ose janë pjesë aktive e tyre.

“Refuse Fascism” është një grup që merr gjithnjë e më shumë vëmendje nga konservatorët. Autori dhe regjisori i filmave Dinesh D’Souza, i përshkroi ato si pjesë e një “forcë paraushtarake” të krahut të majtë këtë javë.

“E majta ka vendosur një paramilitar. Ata fjalë për fjalë kanë një forcë paramilitare në rrugë. Nuk është vetëm ‘Antifa’. Janë të gjitha grupet e tjera: ‘Refuse Fascism’, ‘Black Lives Matter’ e kështu me radhë”, – deklaroi D’Souza.

Videot e fshehta të “Project Veritas” ekspozuan anëtarët e “Antifas” duke promovuar dhunën gjatë protestave në SHBA./Burimi: RT/

https://www.rt.com/usa/491546-project-veritas-antifa-video-soros/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit