VIDEO/ Saranda, pak turistë, sherre plotë... kërcet grushti mes dy grupe djemsh, shkak ishte...

VIDEO/ Saranda, pak turistë, sherre plotë… kërcet…

Qyteti jugor i Sarandës këto muaj krize po e vuan si gjithë bregdeti, mungesën e pushuesve, por jo të skandaleve dhe sherreve.

Një rast “fringo” i ri rrahjeje masive ndodhi mbrëmjen e djeshme në bulevardin e qytetit, rreth orëve të mbrëmjes.

Sipas dëshmitarëve okularë, ishte një femër ajo që u bë “molla” e sherrit.

Të bërtiturat dhe sharjet e dy grupeve me djem, alarmuan banorët e zonës, të cilët kanë dalë në ballkone për të parë ç’po ndodhte.

Dy grupe djemsh, sipas dëshmitarit që pa skenën, u përfshinë në një konflikt fizik për shkak të një vajze.

Ai thotë se, vajza e cila ishte duke vrapuar, ishte arsyeja pse plasi grushti masiv midis të rinjve.

Ai shton se, policia erdhi me vonesë dhe thjesht i shihte, e pafuqishme për t’i ndarë.

/Burimi: JOQ-Albania/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit