VIDEO/ Sherri në Shëngjin nisi për femra: E pashë unë i pari...

VIDEO/ Sherri në Shëngjin nisi për femra:…

Konflikti mes disa djemve për femrat në plazh është përshkallëzuar duke përfunduar në dhunë fizike mes disa djemve në Lezhë.

Dy vëllezër nga Kosova të identifikuar si Çlirim dhe Qëndrim Zeneli, 23 dhe 21 vjeç janë zënë me vëllezërit nga Rrësheni, të identifikuar si Amarildo dhe Adriano Jushi, të dy 24 vjeç.

Policia njofton se të katërt janë proceduar penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim, kurse pamjet e sherrit kanë shkaktuar panik te pushuesit.

Ditën e djeshme, ata kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta për shkak të femrave në plazh. Burime për Top Channel bëjnë me dije se gjithçka nisi nga debati: “E pashë unë i pari…”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit