Video/ Shikoni si pritet Ronaldo në Torino: eskorta e policisë shoqëron portugezin

Video/ Shikoni si pritet Ronaldo në Torino:…

Pas gati dy muajsh Cristiano Ronaldo është kthyer në Itali, për tu bërë gati për rinisjen e sezonit. Kampioni i Juventus ka mbërritur në bordin e një avioni privat, të nisur nga Madeira, që ka mbërritur në Torino Caselle rreth orës 22:22, me 30 minuta vonesë në krahasim me planin e fluturimit.

Në Gulfstream G200 Galaxy kanë udhëtuar edhe familja (Georgina, katër fëmijët e dy baby sitter) e kampionit bardhezi, që tashmë duhet të kryejë karantinën e detyruar për 14 ditë, për të rinisur pastaj bashkë me grupin në 18 maj. Në mbërritjen në aeroportin e Torinos, CR7 është shoqëruar drejt rezidencës së tij nën masa të shumta sigurie.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit