VIDEO/ Shkopinj gome, çadra dhe shezlonge nga koka, policëve... sherr masiv në plazhin e famshëm

VIDEO/ Shkopinj gome, çadra dhe shezlonge nga…

Jo vetëm në Shqipëri të rinjtë bëjnë skandale ose sherre në grup.

Incidente madje deri në ekstreme ndodhin në mbarë botën, edhe aty ku mbahen për shtete ose popullsi të kulturuara dhe me nivel të lartë ekonomik.

Por ndryshe nga sherret tona, në vendet e huja qytetarët nuk ja kursejnë drurin as policisë… natyrisht kur e meriton.

Një sherr masiv është regjistruar midis pushuesve dhe rojave të një plazhi në Blankenberge-s të Belgjikës.

Në videon e cila është bërë virale tashmë në rrjetet sociale, duken të lëshon në drejtim të pushuesve, çadra dhe shezlonge, teksa tensionet rriten midis të pranishmëve.

Incidenti masiv mësohet se ka ndodhur të shtunën pasdite në këtë plazh.

Sipas mediave vendase, gjithçka nisi kur një roje plazhi u bëri shenjë një grupi prej 40 pushuesish, të mos qëndronin tek bordurat mbrojtëse të bregut.

Ata refuzuan të largoheshin dhe telefonuan policinë të merrnin në dorë situatën.

Më pas shpërtheu sherri që degjeneroi në kaos total në plazh, teksa dëshmitarët thanë se, personat e përfshirë përdorën si “armë” sendet e plazhit.

Nga konflikti fizik masiv, ku u përfshinë edhe policë të zonës, disa prej efektivëve dhe disa pushues, mbetën të lënduar si pasojë e përdorimit të sendeve të forta.

Ata u shoqëruan për në spital, por më pas disa prej pushuesve të dhunshëm përfunduan në pranga.

[ngg src=”galleries” ids=”290″ display=”basic_imagebrowser”] 

/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit