VIDEO/ Shkuan për të ngrënë, restoranti kthehet në ‘arenë gladiatorësh’. Përleshje të forta në SHBA

VIDEO/ Shkuan për të ngrënë, restoranti kthehet…

Mysafirët e një restoranti në Mississippi të Shteteve të Bashkuara shkuan aty për të ngrënë ushqim, por hëngrën diçka tjetër, dajak.

Në një video që po qarkullon shumë në internet shihen disa persona në një restorant duke e goditur njëri-tjetrin me grushte e objekte tjera, përfshirë karriget. Ngjarja ndodhi fundjavën e kaluar në qytetin Jackson.

“Ishte shumë shqetësuese. Ishta e shqetësuar për fëmijët që ishin të përfshirë, kur karriget po fluturonin mbi ta, prandaj e thirra policinë”, tha menaxherja asistuese e restorantit, Stella Jones, shkruan Fox News.

Besohet që përleshja e dhunshme ndodhi pas nisjes së një zënke mes dy grupeve të mysafirëve. Sidoqoftë, ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi zënknë.

Të dyshuarit arritën që të largohen nga vendi i ngjarjes para ardhjes së forcave policore. Pronari i restorantit ua ka dorëzuar autoriteteve pamjet nga kamerat e sigurisë dhe fotografitë e targave të një veture që ndodhej në parking, por ende askush nuk është arrestuar në lidhje me këtë rast.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit