VIDEO/ Shpërthim i frikshëm në Beirut, pamjet e kapura janë të llahtarshme. Flitet për shumë të lënduar

VIDEO/ Shpërthim i frikshëm në Beirut, pamjet…

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e sotme kryeqytetin e Libanit, Beirut.

Shpërthimi ka tronditur disa pjesë të kryeqytetit, dhe krijoi re të mëdha tymi në qiell.

Raportimet e para thonë se shpërthimi ka ardhur në një zonë pranë portit, e cila shërbente si magazinë për fishekzjarrë.

Mediat lokale flasin për shumë të lënduar nga kjo ngjarje.

Edhe shumë godina e banesa, në një rreze prej 10 km janë dëmtuar rëndë.

“Dukej si një tërmet. Apartamenti filloi të dridhej dhe dyert e dritaret u hapën. Xhamat u thyen menjëherë” – tha një dëshmitar për CNN.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit